VIDEO | Momentet emocionuese dhe goli më i bukur, “demi” Ibrahimi nuk kursehet

0

Labinot Ibrahimi rikthehet i gatshëm për Partizanin dhe ky është një lajm i mirë për trajnerin Skënder Gega, duke parë që ndaj Laçit të shtunën mungojnë Lum Rexhepi dhe Sodiq Atanda. Të dy këta lojtarë janë të pezulluar dhe e kanë vënë në vështirësi trajnerin Gega.

Ibrahimi, në lidhje me ndeshjen kundër Laçit, është shprehur: “Duhet ta marrim si ndeshjet e tjera, të radhës. Duhet ta vlerësojmë kundërshtarin dhe shpresoj të dalim me një fitore”. Në prononcimin e dhënë për Supersport, mbrojtësi thekson se pika e tyre më e fortë është grupi.

“Grupi i bashkon të gjitha. Kemi trajner dhe lojtarë të mirë. Duke punuar ia kemi dalë”, shtoi mbrojtësi nga Prishtina, i cili më tej thekson se konkurrenca e ka rritur atë. Afrimi i Hektor Idrizajt në janar ka pasur një ndikim pozitiv. “Normalisht kur ka konkurrencë ka punë dhe disiplinë. Më ka rritur si lojtar”, ka deklaruar mbrojtësi i djathtë.

Mes të tjerash Ibrahimi ka zbuluar edhe momentet më të mira për të: “Momenti më i bukur është ky sezon dhe ardhja në jetë e vajzës sime, që quhet Dua. Goli më i bukur në karrierën time ka qenë ai që kam shënuar ndaj Skënderbeut”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.