Tirana pa dy titullarë, edhe kapiteni Karabeci në dyshim

0

Tirana ka një tjetër finale, sërish në Gjirokastër me Luftëtarin. Këtë herë luhet për kampionat dhe me Kastriotin që ka tre pikët në xhep, për shkak se ka në program ndeshjen me Kamzën, në njëfarë mënyre kthehet në detyrim marrja e pikëve. Nga ana tjetër edhe vetë bluzinjtë duan që të largohen edhe më shumë nga fundi i renditjes dhe kështu në vazhdim do të ishin më të qetë dhe do mendojnë për sfidën e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Për trajnerin Ardian Mema situata nuk është më e mira, pasi mungojnë dy prej titullarëve. Sulmuesi Majkëll Ngo është i pezulluar me kartonë të verdhë dhe nuk mund të aktivizohet në ndeshjen me Luftëtarin të dielën. Veç tij, as Dorian Kërçiku nuk mund të luajë. Anësori i djathtë vijon me fazën rikuperuese dhe duhet pritur për rikthimin e tij.

Për të mos mjaftuar këta të dy, të cilët ishin mungesa të sigurta për ndeshjen e kampionatit me gjirokastritët, edhe kapiteni Erando Karabeci ka shfaqur probleme. Në ndeshjen e Kupës luajti vetëm 45 minuta dhe pret të mësojë shkallën e dëmtimit. Mesfushori ka ndjerë dhimbje në gju dhe është në dyshim për ndeshjen e së dielës. Gjasat janë të vogla të luajë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.