Kalabria i pafat, Skaroni: Racizmi i papranueshëm, duhen ndëshkime

Në takimin mes Milanit dhe Lacios, i vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, nuk munguan koret raciste dhe problematikat e shumta në shkallët e stadiumit, por dhe jashtë tij, me të dyja tifozeritë që shkaktuan shumë trazira. Klubi i Milanit ka publikuar një deklaratë, ku dënon ashpër çdo tifoz që ka përdorur kore raciste nga shkallët e stadiumit.

“Duke iu referuar ngjarjeve që ndodhën në gjysmëfianlet e Kupës së Italisë kundër Lacios, më konkretisht koreve raciste drejtuar Frenk Kesit dhe Timue Bakajoko, klubi i Milanit konfirmon se do të mbajë një pozicion kundër çdo lloj diskrimini dhe racizmi. Gjatë 120 viteve hisotir si klub, ne kemi respektuar vlerat e sportit dhe respektin për njëri-tjetrin.

Ne falënderojme lojtarët e të dyja ekipeve për profesionalizmin dhe “Fair-Play” e treguar brenda dhe jashtë fushës së lojës. Falënderojmë dhe të gjithë tifozët që mbështetën skuadrën me pasion, dhe jo me episode të papranueshme. AC Milan ndjen detyrimin të raportojë tek organet përgjegjëse çdo parregullsi që u shfaq në shkallët e stadiumit, për të filluar procedurat e ndëshkimit dhe marrjen e masave.”

Ndërsa presidenti i Milanit, Paolo Skaroni tha: “Ishte diçka aspak pozitive ajo që ndodhi në shkallët e stadiumit, në një ndeshje kaq të rëndësishme. Thirrjet dhe koret raciste janë të papranueshme. Nuk duhet t’i anashkalojmë këto gjëra dhe duhet ndëshkim. Futbolli është respekt, duhet të bashkojë njerëzit dhe jo t’i ndajë”.

Te Milani, nuk janë vetëm tifozët që shqetësojnë. Sipas asaj që është raportuar sot, mbrojtësi Davide Kalabria ka humbur sezonin. Italiani është operuar me sukses nga dëmtimi i pësuar, por periudha e rikuperimit pritet të jetë e gjatë dhe Gatuzo duhet të bëjë pa shërbimet e tij në pjesën e mbetur të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online