VIDEO Penalltia që tërboi Skënderbeun, gabim i arbitrit

0

Për herë të tretë në 4 ndeshjet e fundit në kampionat Teuta ka marrë një penallti në favor. Rastësi, ndoshta, por penalltia që iu akordua sot në ndeshjen kundër Skënderbeut ngjall dyshime të forta.

Arbitri Klajdi Kola pa një penallti në shtesën e pjesës së parë, për një faull të Radas, por duket qartë që kroati nuk e prek topin qëllimisht me dorë dhe as që e shkëput krahun nga trupi, duke mos bërë asnjë lëvizje të dyshimtë.

Atëherë, si ka mundësi që u dha 11-metërsh, që më pas Sherif Kallaku e transformoi në gol?

Ndoshta lëvizja e trupit të mbrojtësit ka gënjyer arbitrin, por që në momentin e dhënies së saj, por edhe më pas, protestat e Skënderbeut ishin të shumta, me të drejtë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.