VIDEO: Milani fundoset brenda pak minutash, vendoset Champions-i

Milani, Interi dhe Atalanta luftuan në distancë për dy vende në renditje, vendin e tretë dhe të katërt, që të çojnë në Champions League. Kuqezinjtë e Gatuzos udhëtuan drejt SPAL-it, ndërsa Interi priti në “San Siro” Empolin. Edhe Atalanta luajti në shtëpi, përballë Sasuolos.

Milani shënoi golin e parë të mbrëmjes së sotme. Çalhanoglu, në minutën e 18’, i dha avantazhin Milanit, një gol shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë. Në minutën e 23’, Milani do të shënonte sërish, kësaj radhe me anë të Kesi. Mesfushori i driblon të gjithë brenda zonës dhe lëshon një predhë me të majtën, duke dyfishuar avantazhin e Milanit. Festa e kuqezinjve dhe avantazhi i dyfishtë i tyre zgjati pak, pasi në minutën e 28’, Vikari do të shënonte me kokë për SPAL-in, duke çuar shifrat në 1-2. SPAL-i do të befasonte sërish në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 53’, Fares do të barazonte për vendasit, duke shokuar Milanin.

Në “San Siro”, Interi priti plot 51 minuta për të kaluar në avantazh ndaj Empolit. Ishte sulmuesi Keita Balde ai që do të shënonte një supergol, për t’i dhënë një avantazh tepër të rëndësishëm zikaltërve.

Në krahun tjetër, Atalanta u shokua fillimisht nga skuadra e Sasuolos, që me anë të një kundërsulmi e ndëshkoi. Autori i golit ishte Berardi në minutën e 19’. Gjithsesi, bluzinjtë u rikthyen shumë shpejt në baraspeshë, pasi në minutën e 35’, sulmuesi kryesor Duvan Zapata barazon gjithçka. Një gol i kontestueshëm, por pas konsultimit me VAR, arbitri e konsideron të rregullt.  Përmbysja do të vinte në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 53’, kapiteni “Papu” Gomez do të kalonte Atalantën në avantazh, një rrjetë shumë e rëndësishme kjo për numrin 10. Goli i tretë dhe ai i sigurisë për Atalantën do të vinte në minutën e 65’, me anë të Pasaliç.

LIVE, Serie A

Inter – Empoli  1-0
Keita 51′

Atalanta – Sasuolo  3-1
Zapata 35′, Gomez 53′, Pasaliç 65′ / Berardi 19’

SPAL – Milan  2-3
Vikari 28′, Fares 53′ / Çalhanoglu 18’, Kesi 23′ 64′ (p)

64′ – Goli i Kesi (Milan)

65′ – Goli i Pasaliç (Atalanta)

53′ – Goli i Gomez (Atalanta)

51′ – Goli i Keita (Inter)

53′ – Goli i Fares (SPAL)

35′ – Goli i Zapata (Atalanta)

8′ – Goli i Vikarit (SPAL)

23′ – Goli i Kesi (Milan)

19′ – Goli i Berardit (Sasuolo)

18’ – Goli i Çalhanoglu (Milan)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online