Milani ka marrë një fitore me shumë vlera përballë Xhenoas në transfertë, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin e ngushtë 1-0. Një gol nga Borini në minutën e 72’ dhe një “magji” e Susos në të 83’ kanë mjaftuar që kuqezinjtë e Gatuzos të marrin një triumf shumë të rëndësishëm, që i ngjit ata në vendin e katërt në renditje.
Humbja e Lacios ka qenë një “asist” për Milanin, që me këtë sukses është ngjitur në kuotën e 34 pikëve, duke arritur zonën “Champions”. Gatuzo e udhëhoqi skuadrën nga tribuna, për shkak të dënimit që mori një javë më parë. Kjo ndeshje ishte shumë e vështirë për Milanin deri në minutën e 72’, kur Borini zhbllokoi shifrat dhe më pas gjithçka ishte “autostradë” për kuqezinjtë.
Zapata dhe Çalhanoglu u dëmtuan në këtë sfidë dhe këto dy dëmtime, do të bëjnë me dhimbje koke Gatuzon, që ndoshta do të ndërhyjë në merkato për t’i zëvendësuar. Romanjoli, Kesi dhe Kalabria dhe ishin të dënuar nga Federata Italiane dhe kjo fitore përballë Xhenoas, mori dhe më shumë vlera. Ndërkohë, javën e ardhshme kuqezinjtë do të luajnë ndaj Napolit në shtëpi.
Serie A, java e 20-të
Xhenoa – Milan 0-2
Shënues: Borini 72′, Suso 83′