Shokon i “pangopuri” Guardiola: Nuk kënaqem kurrë me lojtarët e mi!

0

Mançester Siti mori një fitore disi të lehtë një ditë më parë në transfertën e Hadërsfilldin, teksa triumfoi me shifrat 0-3. Fitorja dhe rezultati i thellë do të kënaqte çdo trajner, por me sa duket jo Pep Guardiolën.

Trajneri i “Citizens” në fjalët e thënë për “Sky Sport” pas ndeshjes, i ka habitur të gjithë teksa ka deklaruar se nuk është asnjëherë i kënaqur me lojtarët dhe se i duhet shumë punë për të qëndruar afër Liverpulit.

Kurrë nuk jam i kënaqur me lojtarët. Nëse do të luanim si në pjesën e parë, mund të kishte ndodhur gjithçka. Nuk jam i nervozuar me lojtarët, por dua të jem i sinqertë për atë që them edhe që ndjej.

Nuk duhet të humbasim pikë nëse duam të qëndrojmë afër Liverpulit. Nuk mund të them që lojtarëve i mungon intensiteti, por thjesht duhet të menaxhojmë më mirë disa koncepte të lojës”, ka përfunduar trajneri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.