Partizani mposhti sot Krakovian dhe golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Lukas Kardozo. Klubi i kuq ka publikuar pamjet e golit të realizuar nga braziliani, i cili ka bërë detyrën brenda zonës, duke e shtyrë topin në rrjetë.
Protagonist ishte Emanuel Mensah, i cili e mori topin nga Kardozo prej mesit të fushës dhe përparoi drejt zonës dhe në fund asistoi për brazilianin. Bie në sy edhe fakti që ganezi tashmë ka marrë numrin nëntë, që mbahej vjet nga Rubin Hebaj.
MIQËSORE – E MARTË, MË 2 KORRIK
Partizani-Krakovia 1-0
Shënues: Kardozo 74’
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, Telushi, Hila, Kote, Asani, Uilliam Kordeiro, Çinari. (U aktivizuan: Malaj, Mensah, Kardozo, Broja, Kodra). Trajner: Franko Lerda