“Më emocionuat në periudhë të vështirë”, Markizio i prek të gjithë

0

Vetëm një vit ka zgjatur aventura ruse e Klaudio Markizios. Mesfushori u largua verën e kaluar pas një jete te Juventusi dhe zgjodhi Zenitin për të vazhduar karrierën.

33-vjeçari e mbylli sezonin me 15 ndeshje të zhvilluara dhe dy gola të shënuar. Në fund ai dhe shokët e tij arritën të shpallnin ekipin nga Petersburgu kampion të Rusisë. Markizio kishte firmosur për dy vite, por bashkëpunimi u ndërpre me mirëkuptimin e dy palëve.

Më keni emocionuar në një periudhë aspak të lehtë të jetës time. Më keni bërë të ndjehem i rëndësishëm, më keni mikpritur dhe ma keni ngrohur zemrën. Faleminderit dhe forca Zenit, sot dhe përgjithmonë”, shkruan italiani në postimin e bërë në rrjetet sociale.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.