VIDEO | Manxhukiç nënshtron Romën, Juvja thellon krizën e kryeqytetasve

0

Juventusi është e pamëshirshme në Seria A, pasi ka arritur suksesin e 16-të në 17 ndeshje këtë edicion, duke nënshtruar Romën në Torino. Skuadra bardhezi u mjaftua nga goli i Mario Manxhukiç në pjesën e parë, për të koleksionuar një tjetër sukses.

Pjesa e parë u dominua e gjitha nga bardhezinjtë, të cilët patën përballë një Robin Olsen “të çmendur”. Gjithsesi portieri suedez, u detyrua të dorëzohej në minutën e 35-të, ku i zakonshmi i ndeshjeve të mëdha, Mario Manxhukiç shënoi për t’i dhënë avantazhin të tijve.

Fraksioni i dytë, ishte më i ekuilibruar, paso Roma u hodh e gjitha në sulm dhe shtoi presionin. Kryeqytetasit provuan për të ndryshuar diçka në rezultat, por ishin me fat në disa sekuenca të caktuara të lojës, pasi “Zonja e Vjetër” mund të kishte thelluar rezultatin. Në fund festojnë vendasit, të cilët ruajnë diferencën prej 8 pikësh nga Napoli i vendit të dytë.

Nëse skuadra e Alegrit vijon që të mahnitë dhe tregon sërish se nuk ka rival në Itali, Roma rrëshqet akoma dhe më shumë në mesin e tabelës, pasi me 24 pikë tani kryeqytetasit e shohin veten në vendin e 10-të. Në 5 takimet e fundit Roma ka marrë vetëm 1 fitore, duke treguar se është shumë larg pritshmërive të fillimsezoni. I vetmi lajm pozitiv mund të jetë fakti se në fushë kthye Edin Xheko.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.