Përfaqësuesja spanjolle e femrave në Basketboll është shpallur fituese e Europianit. “La Roja” ka mundur në finale Francën me rezultatin e thellë 86 – 66. Marta Çargaj ishte lojtarja më e mirë e ndeshej duke shënuar 23 pikë, por çmimi për lojtaren më të mirë të turneut e mori basketbollistja me origjinë senegaleze Astur Ndur.
Kjo është hera e dytë radhazi që spanjollet shpallen kampione të Europës dhe e katërta herë në histori. Ndërkohë, finalja është kthyer në makth për francezët të cilat kanë arritur në ndeshjen e fundit të kompeticionet në katërt turnetë e fundit, por në katërta rastet kanë dalë nga parketi me kokën ulur.