Mançester Junajtid është rikthyer të fitorja mbas dy humbjeve me Bërnlein dhe Totenhemin duke i dhuruar disa momente gëzimi trajnerit Murinjo, por dhe gjithë tifozëve të saj. “Djajtë e Kuq” mposhtën Brajton në transfertë me rezultatin 0-2 dhe Romeo Lukaku ishte heroi i ndeshjes me dopjetën e shënuar. Ekipi i Murinjos mund të shënonte golin e tretë në pjesën e dytë, por Pogba dështoi të shënonte nga pika e penalltisë. Rashford e la ekipin me dhjetë vetë në minutën e 71’ pas një ndërhyrje të ashpër.
Lukaku zhbllokoi sfidën në minutën e 27-të. Sançez krosoi një top të bukur në zonë dhe belgu goditi me kokë duke shënuar golin e parë. Lukaku nuk u ndal dhe dyfishoi rezultatin në limitet e pjesës së parë. Mbasi kontrolloi bukur një top në zonë, Lukaku pasoi për Pogba, por goditja e francezit u bllokua nga një mbrojtës dhe sulmuesi përfitoi duke dyfishuar rezultatin në minutë ne 44’.
Pogba kishte mundësinë të trefishonte rezultatin në minutën e 69-të me anë të një penalltie, por Xho Hart grushtoi goditjen e mesfushorit. Rashford humbi qetësinë mbas dy minutash dhe pas një konfrontimi me kokë me një lojtar të Bërnleit, u ndëshkua me të kuqe nga arbitri i ndeshjes.
Uatfordi nuk ndalet dhe arriti një fitore të madhe përballë Totenhemit me rezultatin 2-1, duke iu bashkuar Liverpulit dhe Çelsit në krye të tabelës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta ishte plot emocione. Dokur shënoi në portën e tij në minutën e 53’ duke i dhënë avantazhin e përkohshëm djemve të Poketinos. Vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan dy herë brenda 7 minutash. Dinej barazoi në minutën e 69’. Sulmuesi shfrytëzoi një krosim të Holebas duke shënuar me kokë. Vendasit vazhduan sulmet dhe u shpërblyen në minutën e 76’. Holebas dhuroi një tjetër asist, kur krosoi nga goditja e këndit dhe mbrojtësi Kathkart kaloi Uatfordin në avantazh në minutën me anë të një goditje me kokë, duke çuar në ekstazë tifozët vendas.
Bërnlei-Mançester Junajtid 0-2 (Lukaku 27’,44’)
Uatford-Totenhem 2-1 (Dinej 69’,Kathkart 76’/Dokur (aut) 53’)