VIDEO | Llullaku hero në Kupë, eliminohen Balaj dhe Gavazaj

Azdren Llullaku ka qenë vendimtar në kualifikimin e Astras në Kupën e Rumanisë. Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola në fitoren 3-4 që skuadra e tij mori kundër Universita Kluzh. Ndeshja nuk nisi mirë për Astrën, që pësoi tre gola për tetë minuta.

Llullaku me penallti shënoi në minutën e 14-të, ndërkohë që dhjetë minuta më pas Kordos shënoi në portën e tij dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-2. Çerek ore nga fundi i lojës Llullaku gjeti sërish rrugën e rrjetës për Astran, duke e dërguar ndeshjen në shtesë.

Sepse në të 99’ shënoi autogol dhe me rezultatin 3-4 Astra u kualifikua në fazën çerekfinale të Kupës së Rumanisë. Ndryshe nga Llullaku, në Rusi Bekim Balaj dhe Enis Gavazaj janë eliminuar nga Kupa.

Ish-lojtari i Skënderbeut e ndoqi nga stoli ndeshjen kundër Lokomotivës së Moskës. Jenisej u mposht me rezultatin 4-1 dhe doli nga gara në kupë. Balaj për Ahmat Grozni luajti 90 minuta dhe në fund doli i mposhtur. Arsenal Tula arriti të shënojë dy herë në portën e skuadrës së shkodranit dhe kaloi në çerekfinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online