Rezultatet e dobëta, Gugash Magani jep dorëheqjen

Edhe më parë kishte thënë se do të bisedonte me drejtuesit për të marrë përgjegjësitë e tij, por te Trepça ’89 menduan të mos e mbyllnin bashkëpunimin me Gugash Maganin. Gjithsesi, duke parë që rezultatet nuk po vinin, “divorci” ishte i pashmangshëm.

Pas humbjes që sot Trepça ’89 pësoi në ndeshjen me Prishtinën në transfertë, Magani publikisht ka dhënë dorëheqjen dhe zor të ketë prapakthehu. Peqinasi e mori drejtimin e skuadrës nga Mitrovica janarin e shkuar dhe në fakt rezultatet për të nuk kanë qenë të mira.

Maganin e lë skuadrën e tij në zonën e ftohtë të rënies. Në 13 javë kampionat Trepça ’89 ka grumbulluar vetëm 15 pikë, duke fituar në 3 ndeshje dhe barazuar gjashtë herë. Kështu aventura e tij mbyllet ne Kosovë dhe drejtuesit e klubit mitrovicas duhet të gjejnë një tjetër trajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online