Janë luajtur pjesa më e madhe e ndeshjeve të vlefshme për javën e 23-të të Premier Ligës. Liverpuli mes shumë vuajtjeve ka arritur të triumfojë ndaj Kristal Palasit, me shifrat 4-3, ku përmbysi disavantazhin e pjesës së parë dhe çon në +7 diferencën me Sitin.
Ndërkohë, Mançester Junajtid dhe Ole Gunar Solskjaer arrijnë fitoren e shtatë radhazi mes kupës dhe kampionatit, teksa triumfojnë ndaj Brajtonit me shifrat 2-1, duke u afruar në vetëm tre pikë me zonën Champions, që para disa javëve dukej e pamundur.
Në ndeshjet e tjera Bornmuth u rikthye te fitorja, teksa Uillson dhe King mjaftuan ndaj Uest Hemit për të mbyllur gjithçka në 2-0. Njukasëll dhe Sauthempton morën fitore mjaft të rëndësishme për luftën për mbijetesë, respektivisht ndaj Kardifit dhe Evertonit me shifrat 2-0 dhe 2-1.
Uatfordi nga ana tjetër u nda në paqe me Bërnlejn në një barazim pa gola. Në orën 18:30 do të luhet kryesfida e javës së 23-të, ku Arsenali dhe Çelsi do të përplasin brirët në “Emirates Stadium”.
Premier Ligë | Java e 23-të
Bornmuth 2–0 Uest Hem
Shënues: Uillson 53’, King 90+1′
Liverpul 4–3 Kristal Palas
Shënues: Salah 46’, 75’, Firmino 53’ , Mane 90+3′ / Tausend 34’, Tomkins 65’, Mejer 90+5
Mançester Junajtid 2–1 Brajton
Shënues: Pogba 27’(pen.), Rashford 42’ / Gros 72’
Njukasëll 3-0 Kardif Siti
Shënues: Shar 24’, 63’, Ajoze Perez 90+3′
Sauthempton 2–1 Everton
Shënues: Uord Prous 50’, Dinj 64’(aut.) / Sigurdson 90+1′
Uatford 0-0 Bërnlej