VIDEO / Lamtumira perfekte e Alfonso Dejvis, dopietë dhe duartrokitje nga i gjithë stadiumi

Alfonso Dejvis është ende një emër i panjohur në arenën e futbollit europian, por kjo gjë do të ndryshojë shumë shpejt.  Në moshën 17-vjeçare, sulmuesi kanadez përjetoi ndarjen e tij të parë me klubin e fëmijërisë, “Vancouver Whitecaps”, skuadër që militon në “MLS”.

Ndeshja e lamtumirës s’kishte si të shkonte më mirë. Një dopietë dhe një zëvendësim në minutat e fundit, që u shoqërua me duartrokitjet e çdo të pranishmi në stadium. Destinacioni i radhës është Bajerni i Mynihut.

Skuadra gjermane arriti një marrëveshje në muajin qershor, ku pranoi të paguante 10 milionë euro për kartonin e Dejvis. Trajneri Niko Kovaç konfirmoi se 17-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje në muajin nëntor, ndërsa në janar do të jetë gati për të luajtur në Bundesligë, ku do të jetë testi i vërtetë për të sulmuesin kanadez, që ka debutuar me kombëtaren e vendit të tij në moshën 16-vjeçare si kurrë më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online