VIDEO | Laçi “zhyt” në baltë Tiranën, bardheblutë shpërndajnë dhuratat e festave

1

Laçi i Besnik Prengës ka arritur që të mundë Tiranën me rezultatin 2-1, në një ndeshje mjaft të luftuar. Skuadra bardheblu rikthehet me këmbë në tokë pas suksesit të një jave më parë me Kastriotin, duke pësuar një humbje që i rikthen hijet e fundit të tabelës, pasi rivalët e saj ende nuk kanë luajtur.

Skuadra kiurbinase e nisi me grindë dhe dëshirë që në sekondat e para, teksa Xhixha jo vetëm që provoi për të shënuar, por mendoi që të ndezte disi atmosferën ën Laç, në atë mot aspak favorizues, pasi reshjet e shiut nuk pushuan për gjatë gjithë ndeshjes.

Edhe një herë tjetër ekipi i Memës tregoi se ka probleme në mbrojtje. Fillimisht ishte Shtunbina që ktheu në gol një harkim të Xhixhës, me një goditje të bukur me kokë. Nga një shkodran te një tjetër, por këtë herë është mbrojtësi Fangaj që i bën ”zbor” ekipit bardheblu, duke finalizuar një aksion në mënyrë individuale. 2-0 dhe më pas skuadra kryeqytetase nisi që të zgjohej.

Blazhevski ju afrua golit, pak pasi ishte mbushur gjysmë ore lojë, por tentativa e maqedonasit shkoi në traversë dhe më pas u kthye në lojë. Dëshpërim nga 24-herë kampionët, të cilët ju drejtuan dhomave të zhveshjes në disavantazhin e dy golave. Mema mendon të ndryshojë diçka dhe hedh në fushë Kërçikun e Ngon, lëvizje që sollën disi rezultat.

Presioni i vazhdueshëm krijuan një situatë të rrezikshme për bardhezinjtë, ju afruan golit me anë të Grecës, por Selmani nisi dialogun me lojtarët e Tiranës, duke i thënë jo. Greca e gjen golin e në të 71-ën, por asistenti i ngrin festën, duke sinjalizuar pozicion të parregullt. I pafat ish-lojtari i Kukësit, pasi edhe 60 sekonda më vonë nuk e mposht dot Selmanin, por këtë herë është Hasani që nuk fal dhe shënon golin e parë për miqtë. Merr zemër Tirana që hidhet e tëra në sulm, por është i vendosur Selmani, i cili bëhet disa herë shpëtimtar.

Ka pretendime nga ana e badhebluve për një prekje të topit me dorë, por nuk ndan të njëjtin mendim kryesori Beqiri, i cili është i vendosur për të vijuar lojën. Nuk mund të mos përmendet dhe pritja spektakolare e Selmanit ndaj Ngos, që i e mbajti në Lojë Laçin.

Tirana shpërdoron pa fund, pasi lojtarët e sulmit krijuan raste të panumërta, por nuk arrin dot që të shënojë dhe ky është problemi madh. Kurbinasit tregohen perfekt në 45 minuta e para, por më pas u tërhoqën për të ruajtur rezultatin dhe rrezikuan jo pak, duke i krijuar raste kundërshtarit për të shënuar edhe golin e dytë, por e rëndësishme është që skuadra rikthehet te fitorja pas suksesit me në krye Besnik Prenga.

Në fund, kurbimasit afrohen akoma dhe më shumë me kreun, ndërsa Tirana duhet të presë rezultatet e rivalëve, për të mësuar nëse do të zbresë nga vendi i shtatë.

Kategoria Superiore – Java 17
E premte, më 14 dhjetor 2018
Ora 14:00, Stadiumi i Laçit

LAÇI 2-1 TIRANA
Shënues:
Shtubina 14‘, Fangaj 25’/ Hasani 72′

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Berisha (Altiparmakovski 49′), Xhixha, Shtubina. Trajner: Besnik Prenga. Të gatshëm: Hasanbelli, Bushi, Deliu, Pjeshka, Smaçi, Toro.
Tirana: Abibi, Doka (Ngo 46′), Hoxhallari, Turtulli, Imami, Daja, Mauexhe, Karabeci (Kërçiku 46′), Blazhevski (Halili 65′), Hasani, Greca. Trajner: Ardian Mema. Të gatshëm: Lika, Berisha, Cake, Kobina.
Kartonë të verdhë: Xhixha 6′, Sefgjini  35’/ Doka 13′, Ngo 62′, Hoxhallari 89′
Gjyqtarë: Ardian Beqiri Egin Doda, Ilir Tartari, Emirion Sino
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Astrit Dervishi.

DIREKT

84’ – Ngo del i vetëm me Selmanin, por nuk arrin dot që të mposhtë “gardianin” kurbinas, që bën heroin me një pritje spektakolare.

72’ – Ngo bën gjithçka mirë dhe shërben për Grecën, por Selmani bën shpëtimtarin në rastin e parë, megjithatë topi i kthyer në lojë shkon te Hasani që nuk gabon dhe ngushton diferencën.

 

71’ – Tirana e gjen golin, por sipas anësorit, Greca është më i avancuar se mbrojtja vendase.

66’ – Pas harkimit nga e djathta, Gjoni provon me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

53′ – Fangaj, në tentativë për të larguar topin për pak sa nuk shkakton autogol nga presioni i Ngos, Greca ndjek aksionin, por nuk arrin të shënojë edhe pse i vetëm me Selmanin, i cili bën një pritje spektakolare.

TRAVERSA E TIRANËS – 34’ – Hasani fton Blazhevskin me një  lëvizje mjaft të bukur, por sulmuesi maqedonas godet traversën dhe më pas sheh me dëshpërim topin të rikthehet në lojë.

 

GOOOL 25′ – Fangaj avancon i vetëm, duke kaluar disa kundërshtarë, duke finalizuar po vetë me një goditje në hyrje të zonës së Tiranës.

GOOOL 14′ – Shtubina, i harruar nga mbrojtja e Tiranës godet bukur me kokë dhe kalon skuadrën e tij në avantazh.

5’ – Pas një harkimi nga e djathta, Xhixha provon me një veprim akrobatik, por nuk e gjen dot kuadratin e portës.

DIREKT

5’ – Pas një harkimi nga e djathta, Xhixha provon me një veprim akrobatik, por nuk e gjen dot kuadratin e portës.

1’ – NIS NDESHJA!

1’ – NIS NDESHJA!

You might also like
1 Comment
  1. Toni says

    Dhe pastaj diskutohet neper studio TV se perse nuk vijne spektatoret ne stadiume! Po si te vijne tifozet, cfare te shohin, loje futbolli apo gara hipizmi! Fusha cope-cope, sikur kane kaleruar kuajt! 🙂 Vetem futboll nuk luhet ne keto kushte.

Leave A Reply

Your email address will not be published.