VIDEO | Laçi besoi deri në fund, Tirana ia del mes drithërimash

Laçi dhe Tirana dhuruan një ndeshje shumë të bukur në sfidën e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Edhe pse hsitoria e kualifikimit dukej e mbyllur pas fitores 3-0 të Tiranës në “Selman Stermasi”, Laçi besoi deri në fund dhe ishte shumë pranë përmbysjes.

Të besuarit e Sulejman Starovës bënë një ndeshje të shkëlqyer, duke fituar 2-0 dhe duke krijuar raste pafund. Shtubina në minutën e 29’ dhe Çokaj në të 48’ bënë që Laçi të qëndrojë në lojë deri në minutat e fundit, por Tirana u mbrojt mirë dhe ia doli të presë biletën në gjysmëfinale.

KUPA E SHQIPËRISË – Faza çerekfinale
E mërkurë, më 3 prill 2019, ora 14:00

LAÇI-TIRANA 2-0 (0-3)
Shënues:
Shtubina 29′, Çokaj 48′

Laçi: Selmani, Mersinaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Çokaj, Shtubina (Lushkja 80′), Okpotu (Domgjoni 85′), Mane. Trajner: Sulejman Starova

Tirana: Abibi, Kërcciku, Goxha, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Mauexhe, Halili, Sentamu (Muça 88′), Hasani. Trajner: Ardian Mema

Kartonë të verdhë: Sefgjini 64′, Xhixha 66′ / Mauexhe 40′, Abibi 63’, Imami 90+2′

EPISODET – 

90′ – Mbyllet takimi, Tirana ne gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise

71’ – Fantastik Xhixha. Sulmuesi i Laçit fiton duelin me Kërçikun, gjuan me të djathtën nga një diagonale thuajse e pamundur, por e ndal shtylla. Një ndeshje e çmendur në Laç, me raste të pastra në të dyja portat

70’ – Rast i pastër për Tiranën. Sentamu është i vetëm përballë portierit, gjuan fort me të djathtëm por Selmani bën mrekullinë, duke mbajtur në lojë Laçin

60’ – Laçi kërkon dhe golin e tretë, Tirana në panik

48′ GOL – Jonuzi vallëzon në zonën e Tiranës, pason për Çokajn dhe dyfishon shifrat.

44′ – Selmani bën ndërhyrjen e duhur. Kërçiku kroson nga e djathta dhe Daja në zonë e devijon, portieri i kurbinasve nuk lejon topin të shkojë në rrjetë.

42′ – Rast i artë për Laçin me Mane, pranë portës e çon topin mbi tra. Kurbinasit mund të shënonin golin e dytë.

29′ – GOOOOL Shtubina mposht portierin Abibi. Okpotu i merr një top Karabecit në mesfushë dhe shërben për Mane, Ky i fundi vertikalizon për shkodranin, i cili nuk fal.

12′ – Edon Hasani kishte mundësinë të shënonte. Sentamu me kokë shërbeu për shkodranin, i cili pasi shmangu Selmanin u ndal në momentin e fundit nga Gjoni.

3′ – Taulant Sefgjini ekzekuton një goditje dënimi, topi shkon poshtë murit dhe portieri Abibi e devijon. Kurbinasit japin sinjalin e parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *