Sekreti i Ferdinand: Isha i çmendur, e kaloja ditën mes birrave dhe vodkës!

0

Rio Ferdinand ka qenë një nga mbrojtësit më të fortë të viteve të fundit. 40-vjeçari ra në sy tek ekipi i Uest Hemit, aty ku luajti për pesë sezone, më pas shpërthimi me Lids Junajtid për të kaluar te Mançester Junajtid i Fergusonit, aty ku qëndroi 12 sezone duke fituar gjithçka.

Ai i dha fund karrierës në vitin 2015, ndërsa në një rrëfim për “The Guardian”, zbulon disa anë të errëta të jetës së tij. Rio ishte një mbrojtës potent dhe i frikshëm për sulmuesit kundërshtar, ndërsa po ashtu ishte dhe para… një gote birrë ose vodka!

Kur e mendon tani, nuk ndihet mirë për faktin që ka pirë aq shumë alkool, por forca e tij i dha mundësinë t’i jepte fund vesit të keq dhe të zhvillonte një karrierë të madhe.

Ferdinand kur ishte pjesë e Uest Hemit

PASIONI PËR ALKOOLIN – “Kur isha më i ri, isha komplet i çmendur. Kujtimet e karrierës time janë të turbullta, njerëzit flasin për episode ndeshjesh, ndërsa unë ulem dhe dremis. Nuk e kam idenë se për çfarë po flasin, nuk mbaj mend asgjë. E kam ekzagjeruar shumë. Pija shumë, mund të kaloja tetë, nëntë, ose dhjetë birra dhe më pas kaloja te vodka. Mund të vazhdoja duke pirë gjithë ditën.”

PENGU – “Atëherë kishte një tjetër kulturë në ndryshim nga ditët e sotme. Kur isha pjesë e Uest Hemit mendonim për futboll, për të birë dhe për t’u dëfryer në klubet e natës. Kur më pyesin nëse kam ndonjë peng nga karriera ime, u përgjigjem që nuk duhet të kisha pirë aq shumë alkool. Unë isha me fat dhe kam patur një aftësi natyrale për ta kapërcyer atë periudhë të jetës time.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.