Jyrgen Klop pati një karrierë të suksesshme te skuadra e Maincit, ku luajti për 10 vite. Fatkeqësisht, trajneri i Liverpulit nuk pati mundësinë që të luante në Bundesligën e parë gjermane.
“Kisha talentin e një lojtari të kategorisë së katërt, por trurin e një lojtari të kategorisë së parë, prandaj përfundova në kategorinë e dytë”, tha Klop me humor, kur u pyet nëse kishte pendesë për faktin që s’kishte provuar kurrë shijen e kampionatit më elitar në Gjermani.
Gjithsesi, Klop ka me së të krenohet kur e kthen kokën pas. Në një takim ka shënuar katër gola. Pjesa dërrmuese e 52 golave që Klop shënoi me Maincin ishin me kokë ose goditje të thjeshta nga brenda zonës së rreptësisë, megjithatë ka dhe gola të veçantë. Në sezonin 1997/1998 Klop shënoi një kryevepër ndaj Mepenit. Një goditje stil “volej” që nuk përfundoi në trekëndëshin e portës së kundërshtarit, mesi këtë gol nuk ka se si ta harrojë.
https://twitter.com/hypergoals/status/1073497860086382592