Rashford: Murinjo trajner fitues, nuk e shohim veten inferior

0

Markus Rashford është besimplotë se skuadra e tij do të arrijë që të marrë maksimumin e pikëve ndaj Liverpulit. Lojtari i “Djajve të Kuq” ka folur para ndeshjes me Liverpulin, ku ka veçuar faktin se skuadra e tij është e përgatitur për t’i bërë ballë skuadrës së Liverpulit, edhe pse e di forcën e këtyre dy të fundit. Rashford i del në mbrojte trajnerit të tij, duke theksuar se ai është një trajner fitues dhe e po punon shumë për ta çuar skuadrën te suksesi.

“Ne nuk do të luajmë ndaj tyre si jofavorit, por do të jemi atje për të fituar ndeshjen, siç bëjmë gjithnjë. Liverpuli është një skuadër mjaft e mirë dhe luajnë me një intensitet të lartë, çka ja bën të vështirë çdo kundërshtari, por ne duhet të përshtatemi dhe të bëjmë më të mirën tonë. Duhet të përqendrohemi dhe të gjejmë mënyrën se si të shënojmë në portën e tyre”.

“Nuk duhet të harrojmë se Murinjo është një trajner fitues dhe ai mendon vetëm për fitore dhe mënyrën se si duhet të arrijmë te suksesi. Për ne të rëndësishme janë vetëm 3 pikët. Asgjë tjetër”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.