VIDEO: Kastrati bomber dhe Uzuni titullar, Lokomotiva fluturon në Kroaci

Lokomotiva e Zagrebit është padyshim surpriza e këtij sezoni në futbollin kroat. Skuadra satelit e Dinamos, është protagoniste e një fillim sezoni të shkëlqyer, që i ka befasuar të gjithë. Meritë këtu kanë edhe dy yjet shqiptarë, Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa të Kosovës vazhdon të shënojë me rregullsi mbresëlënëse, ndërsa Uzuni u përshtat shumë shpejt me realitetin e ri dhe është shndërruar në titullar të padiskutueshëm.

Mbrëmjen e së shtunës, Lokomotiva bëri një tjetër surprizë, duke fituar 2-0 përballë Rijekas. Datkoviç i dha avantazhin ekipit kryeqytetas pas zhvillimeve nga një goditje këndi, ndërsa ndeshja u lehtësua pasi Rijeka mbeti në inferioritet numerik në minutën e 53-të.

Ekipi nga Zagrebi shpërdoroi edhe 11-metërsh me Radonjiç, por për të hipotekuar fitoren mendoi Lirim Kastrati, në minutën e 71-të, me një perlë. Kontroll i topit nga e djathta, inkursion në qendër dhe goditje e shkëlqyer me të majtën, me topin që përfundoi në rrjetë. Goli i pestë në shtatë ndeshje për talentin 19-vjeçar, i cili po përjeton një formë të jashtëzakonshme.

Mjaft e mirë edhe paraqitja e Myrto Uzunit, i cili qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në fushën e lojës. Me suksesin e regjistruar, Lokomotiva regjistroi fitoren e dytë me radhë në kampionatin kroat dhe ngjitet në vendin e dytë, në kuotën e 16 pikëve, pas tetë javëve, duke qenë ndjekësit më të afërt të kryesuesve të Dinamos së Zagrebit.

https://youtu.be/XPdm3cfQB8M?t=164

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online