VIDEO | Karton pas 14 vitesh, Mesi dhe Medel ndëshkohen me të kuqe

Argjentina po udhëheq 2-0 kundër Kilit, në ndeshjen finale për vendin e tretë në Kupën e Amerikës. Sergio Aguero dhe Paulo Dibala janë autorët e golave, ndërsa pjesa e parë nuk është mbyllur pa polemika.

Të dy ekipet kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me nga një lojtar më pak. Arbitri kryesor ka ndëshkuar me të kuqe Leo Mesin dhe Geri Medel. Ish-interisti e ka ngacmuar gjatë gjithë lojës dhe shtyrjet kundrejt kapitenit lojtarit të Barçës nuk kishin ndalim.

Në minutën e 37-të, arbitri paraguaian De Vivar i ka befasuar të gjithë. Ndërkohë që Medel shtyn Mesin, ky i fundit nuk bën asnjë reagim. Rezultati? Karton i kuq për të dhe të dy ekipet humbasin kapitenët e tyre.

Ky është kartoni i dytë i kuq në karrierë për yllin argjentinas. Mesi kishte provuar për herë të parë shijen e daljes me të kuqe në një miqësore kundër Hungarisë, e zhvilluar në vitin 2005.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *