VIDEO | Juvja shtyn festën për në shtëpi, i ndëshkon një 37-vjeçar

Juventusi pësoi humbjen e dytë në kampionat, ndërsa Spali siguroi një fitore të artë për mbijetesën. Me mendjen te sfida e kthimit kundër Ajaksit dhe ndoshta me dëshirën për të festuar titullin në fushën e vet, trajneri Alegri la shumë titullarë pushim dhe aktivizoi disa lojtarë nga ekipi i të rinjve.

U desh të kalonte gjysmë ore lojë për të shijuar golin e parë. Moize Ken gjeti golin për herë të katërt rresht dhe të gjashtin në total në kampionat gjatë këtij sezoni. 19-vjeçari devijoi saktë një goditje të Kanselos, me topin që përfundoi në rrjetë.

Vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe arritën të kryenin përmbysjen e madhe. Mbrojtësi Bonifazi përfitoi nga një goditje këndi dhe shënoi me kokë. Minuta e katërt e pjesës së dytë dhe stadiumi në festë.

Spali nuk u ndal dhe shënoi sërish. Një gabim i Juves u shfrytëzua nga presingu i vendasve. Topi mbërriti te Serxho Flokari dhe 37-vjeçari goditi saktë, duke dërguar në ekstazë tifozët e tij. Kjo fitore e qetëson Spalin, ndërsa bardhezinjtë janë vetëm tre pikë larg titullit të tetë kampion.

Spal-Juventus 2-1
(Bonifazi 49’, Flokari 74’ / Ken 30’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online