VIDEO | Junajtid triumfon “in extremis”, Markus Rashford heroi Murinjos

Mançesteri i Zhose Murinjos arrin një fitore mjaft të vuajtur dhe të rëndësishme në fushën e vështirë të Bornmuth. Një përmbysje e “djajve të kuq” që erdhi vetëm në minutën e 92-të me Markus Rashford, i cili i dhuron fitoren e dytë radhazi në kampionat Junajtid dhe i dërgon në kuotën e 20 pikëve në renditje.

Sfida nisi me gol për vendasi, ku vetëm pas 11 minutash ishte Kolum Uillson, i cili dërgoi në festë tifozët e tij. Një gabim në vendosje e mbrojtjes së Junajtid i dha mundësinë Xhunior Stanislas të shërbente për Uillson, i cili nuk gaboi. Junajtid arriti të reagonte dhe në minutën e 35-të pas një dalje të Aleksis Sançez nga e djathta, ishte Antoni Marsial, ai që vuri baraspeshën për pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë ekipi i Murinjos erdhi me një marrsh tjetër, por Asmir Begoviç u tregua fenomenal me pritjet e tij. Gjithsesi, në minutën e dytë shtesë ishte Markus Rashford, i cili i dhuroi golin e avantazhit dhe të fitores Mançesterit, me shifrat përfundimtare që u mbyllën 1-2. Një triumf ky për Junajtid që i ngjit në vendin e shtatë me pikë të barabarta me Bornmuth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online