VIDEO | Jo vetëm në fushë, Reali “vuan” edhe për të… festuar golin!

Reali i Madridit hasi vështirësi për të fituar përballë Levantes në transfertë. Dy golat nga pika e penalltisë iu dhuruan tre pikë të pamerituara ekipit të Solarit, që renditet në vendin e tretë me 9 pikë më pak se Barcelona kryesuese.

“Los Blancos” do të bëjnë të pamundurën për të mposhtur Barcelonën në fundjavë, me shpresën e rihapjes së garës për titull. Megjithatë, atmosfera në ekip nuk është pozitive. Benzema kaloi miqtë në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Levante barazoi ndeshjen në të dytën.

Goli i Bejlit 13 minuta nga fundi ishte deçiziv, por uellsiani befasoi me veprimin e tij. Ai nuk festoi fare, madje injoroi dhe shokun e ekipit, Lukas Vaskez. Spanjolli u ofrua ta përqafonte dhe uronte për golin, por 29-vjeçari e shmang atë, duke përdorur dhe duart.

Ky është konfirmimi i radhës që Belj nuk po kalon një moment të mirë dhe nuk përjashtohet një rikthim i tij në Premier Ligë në fund të sezonit. Pak ditë më parë Reali shtroi një darkë zyrtare, por Bejl dhe Toni Kros ishin të vetmit lojtarë, të cilët preferuan të mos merrnin pjesë në të.

Episodi i pakëndshëm është komentuar dhe nga Pregrad Mijatoviç, ish-sulmuesi i Realit që shënoi golin e fitores në Champions Ligën e fituar kundër Juventusit në vitin 1998. “Të vjen keq të shohësh një gjest të tillë“, është shprehur malazezi për “Carrusel Deportivo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online