Mihani ndez garën: Tani do shikoni Besën e vërtetë

0

Në Kavajë besojnë ende te ngjitja në Kategorinë Superiore. Përgjysmimi i pikëve e ka çuar në katër pikë diferencën me rivalët e Bylisit dhe tani Besa e ka vetë në dorë fatin e saj.

Besimi te skuadra e Gugash Maganit nuk mungon, siç e thekson dhe kapiteni i skuadrës kavajase Meglid Mihani. Në një prononcim për “sportekspres.com”, mesfushori flet për fitoren kundër Turbinës dhe për fazën e tretë që do përcaktojë se kush do të jetë fituesi dhe humbësi në garën për vendin e parë midis Besës dhe Bylisit.

“Shpirti i garës dhe sakrifica e ekipit tonë në këtë ndeshje na dha fitoren, pa e nënvleftësuar asnjëherë kundërshtarin (Turbinën). Kështu duhet të vazhdojmë edhe gjatë fazës së tretë, e cila pritet që të jetë e fortë në rivalitet. Të gjitha ndeshjet do jenë si finale, por jo të vështira për synimet tona”.

Duke qenë edhe 8 ndeshje e nisur nga përgjysmimi i pikëve, Mihani thekson më pas se në fazën e tretë do të shohim Besën e vërtetë. “Në fazën e tretë do të shihni Besën e vërtetë, një skuadër shumë herë më të motivuar dhe më të fortë. Nuk do të jetë e lehtë lufta për kreun e Grupit B, por mbetet një betejë e hapur si për ne, ashtu edhe për Bylisin, pse jo edhe për Egnatian”.

AGRON KAJA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.