Starova flet troç: Kukësi nuk është skuadër, Rexhepi s’e ka të gjatë në formacion!

Sulejman Starova ka bërë një analizë të skuadrave të Partizanit dhe Kukësit në emisonin “Rubrika Sportive në RTSH”, ku punon prej kohësh në rolin e analistit. Ish-trajneri i të dy skuadrave veçoi repartin e mbrojtjes të Partizanit dhe e cilësoi Kukësin si një klub që ende s’ka bërë skuadër.

PARTIZANI – “Partizani ka aleat pikët. Ata kanë krijuar një distancë shumë të madhe me ndjekësit. Partizani është më skuadër se Kukësi e Teuta. Ata janë shumë të fortë në aspektin e mbrojtjes. Rrallë sheh qe qendërmbrojtësit e Partizanit të gabojnë, siç gaboi kësaj radhe Rexhepi. Jam i sigurt se ai do ta humbasë formacionin, pasi dyshja e mëparshme e Partizanit në qendër të mbrojtjes nuk ka bërë gabime të tilla.”

KUKËSI – “Ata në radhë të parë kanë probleme për faktin se nuk kanë bërë akoma skuadër. Nuk duhet të harxhojmë kohë të merremi me emra, pasi nuk dilet kampion me vetëm emra luksi. Kukësi duhet te rregullojë fazën defensive. Presidenti ka të drejtë të vërë ultimatume. Në të gjithë botën futbolli ka presion, edhe pse qetësia është më e mira e mundshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online