Edon Hasani dhe Majkëll Ngo kanë krijuar një “binom” të frikshëm për çdo mbrojtje të Superiores. Forma e të dy lojtarëve të Tiranës gjatë muajve të fundit ka pësuar një rritje të frikshme, gjë që e dëshmojnë qartë rezultate e Tiranës, ku pjesa dërrmuese e golave mban emrin e këtyre dy futbollistëve.
Në miqësoren e zhvilluar ditën shtunë ndaj Dinamos, dyshja e lojtarëve u bë sërish protagonist. Goli i parë i sfidës ishte mbresëlënës, dy kombinime të shpejta të kryera në çështje sekondash.
Edon Hasani ka hedhur videon e golit në profilin e tij në “Instagram” dhe ka vënë mbishkrimin (në gjuhën angleze) “Jemi në mendjen e njeri-tjetrit” për të shpjeguar kombinimin perfekt midis tij dhe anglezit.