VIDEO | Italia marshon drejt gjysmëfinales, kalohet “pengesa” afrikane

Kombëtarja U20 e Italisë ka fituar ka kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës së kësaj grupmoshe. “Axurrët” e drejtuar nga Paolo Nikolato mundën me rezultatin 4 – 2 kombëtaren e Malit.

Skuadra afrikane zhvilloi një paraqitje për t’u admiruar duke barazuar rezultatin në dy raste edhe pse me një lojtar më pak. Lojtari më i mirë i italianëve ishte padyshim sulmuesi i Interit Andrea Pinamonti që luajti rol kyç në këtë 90-minutësh me dopietën e tij.

Në gjysmëfinale Italia do të gjejë përfaqësuesen e Argjentinës, që kaloi në këtë fazë duke eliminuar Kolumbinë me rezultatin minimal 1 – 0.

Itali U21 4 – 2 Mali
Shënues: Kone 12’ (aug), Pinamonti 60’, 83’, Fratesi 84’ / Koita 38’, Kamara 79’

 

V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *