VIDEO | Higuain driblon gazetarët: Doni probleme? Jo me mua!

Çështja më e përfolur e merkatos aktuale është padyshim Gonzalo Higuain. Argjentinasi prej kohësh thuhet se do të kalojë në radhët e Çelsit, ndërkohë ende asgjë nuk është zyrtarizuar, me sulmuesin i cili luajti një natë më parë kundër Juventusit për Superkupën e Italisë.

Pikërisht, në kohën që Milani ka mbërritur në Malpensa, gazetarët kanë pasur si objektiv vetëm “El Pipitan”, të cilin e kanë pyetur në lidhje me kalimin e tij në Londër. Gjithsesi, Higuain, duket se ka treguar klas edhe në përgjigjen ndaj mediave, duke i dribluar me përgjigjen e tij.
Pyetja që iu drejtua nga gazetarët ishte: “Gonzalo, jeni i lumtur për ribashkimin me Sarrin, tani te Çelsi?” Ndërkohë, Higuain u shpreh: Në qoftë se po kërkoni probleme me mua, nuk do t’i gjeni kurrë”, teksa më pas u largua duke mos thënë asnjë fjalë më tepër.

Tani priten zhvillimet e radhës në telenovelën “Higuain”, që ende mbetet një enigmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online