Bubeqi ngel në klasë të afruarit: Asnjëri nuk më bindi!

Dje skuadra e Korabit priti në një miqësore Apoloninë, të dyja këto skuadra që bëjnë pjesën në Kategorinë e Parë. Ndoshta pritej një ndeshje ndryshe nga sa u zhvillua konkretisht, ku vetëm rezultati 3-0 për Korabin duket sikur ndeshja është luajtur vetëm nën diktatin e dibranëve. Por trajneri Dorian Bubeqi nuk ishte i këtij mendimi, pasi për SportEkspres.com ai deklaroi se rezultati nuk tregon gjendjen reale të disa futbollistëve, kryesisht të atyre që u aktivizuan në pjesën e dytë.

“Në pjesën e parë aktivizova të gjithë futbollistët që kanë formën më të mirë fizike, dhe rezultati 2-0 e tregoi se ata u shprehën mirë në fushë. Natyrisht që prej tyre do të ndërtoj formacionin e skuadrës për vazhdimësinë e vështirë”, kështu deklaroi trajneri Bubeqi i Korabit, i cili më pas ka kritika për 10 futbollistët që aktivizoi në pjesën e dytë: Mehidri, Gjediku, Lala, Velaj, Raza, Dida, Bogdani, Disha, Hysi dhe Hoxhaj.

“Të gjithë më kanë zhgënjyer në pjesën e dytë, sepse prisja tjetër nivel prej tyre. Me këtë paraqitje që treguan, besoj se nuk do të kenë hapësira në kampionat. Korabi synon renditje në pesë skuadrat e para të Grupit A, dhe këta lojtarë nuk na garantojnë”. Skuadra e Korabit renditet në vendin e 4-t në Grupin A me 21 pikë dhe në javën e 15-të që luhet më 2 shkurt 2019, pret Veleçikun e vendit të 6-të.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online