Luis Hemilton është shpallur fituesi i pistës britanike. Piloti i Mercedes e nisi në vend të garën, por ia doli të parakalojë kolegun e tij finlandez Valteri Botas, i cili mbajti deri në fund të garës vendin e dytë. Podiumi plotësohet nga i riu i Ferrarit, Sharl Lekler.
BREAKING: @LewisHamilton wins a record 6th British Grand Prix!! ??#BritishGP ?? #F1 pic.twitter.com/aamLgyp2yc
— Formula 1 (@F1) July 14, 2019
Momenti më interesant i garës ishte përplasja midis Sebastien Fetel dhe Maks Vershtapen. Piloti i Ferrarit është bërë sërish protagonist i Formula 1 për shkak të një manovre mjaft të rrezikshme që solli përplasjen e makinës së tij me atë të rivalit holandez Maks Vershtapen.