“Çmendet” Bolonja, tenton fituesin e Champions Ligës

Bolonja është shokuar nga largimi i Sinisa Mihajloviç. Trajneri serb vuan nga leuçemia dhe bëri gjithçka publike në daljen e tij në konferencë për shtyp. Tani është gati të nisë kurat e riaftësimit me shpresën dhe besimin që do ia dalë ta mposhtë sëmundjen.

Pavarësisht situatës së vështirë, drejtuesit e klubit bolonjez vazhdojnë punën për gjetjen e trajnerit të ri dhe përforcimit të skuadrës. Emri i fundit që ka dalë në skenë i intrigon tifozët.

Objektivi i madh i sulmit quhet Daniel Starrixh. 29-vjeçarit i ka përfunduar kontrata me Liverpulin, rinovimi nuk erdhi dhe është një futbollist i lirë.

Sipas mediave angleze, klubi italian i ka propozuar një kontratë interesante sulmuesit, edhe pse detajet si rroga dhe kohëzgjatja nuk bëhen të ditura.

Tani Bolonja pret përgjigjen e Starrixh, i cili numëron edhe 26 ndeshje të zhvilluara dhe tetë gola të shënuar me kombëtaren e Anglisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online