VIDEO | Guri në formë të shkëlqyer, gjen rrjetën e dytë radhazi

Sindrit Guri duket në një formë shumë të mirë. Sulmuesi kuqezi shënoi në miqësoren kaluar për Ostenden dhe sot përballë AZ Alkmar, ka shënuar sërish. Bomberi shkodran, tashmë me numrin 9 në shpinë, vazhdon të tregojë një ritëm të kënaqshëm dhe ka hedhur kandidaturën për të qenë titullar i padiskutueshëm në sezonin e ardhshëm për skuadrën belge.

Ndeshja mes AZ Alkmar dhe Ostendes u luajt në kushte shumë të vështira atmosferike, pasi kishte reshje të dendura dhe të pandërprera shiu. Megjithatë, kjo gjë nuk e pengoi ish-sulmuesin e Kukësit të gjente rrjetën, në minutën e  43′. Takimi mes ekipit holandez dhe atij belg u mbyll në minutën e 44’, pasi ishte e pamundur të luhej në kushtet e krijuara atmosferike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online