VIDEO | Grizman tashmë një legjendë e Atletikos, Fernando Torres i “hap krahun”

Antuan Grizman ka arritur të marrë statusin e një legjende te Atletiko e Madridit në harkun e katër sezoneve e gjysmë. Me golin e shënuar ditën e sotme në transfertën ndaj Rajo Vajekanos, bëhet lojtari i pestë në renditjen e golashënuesve të klubit madrilen.

Grizman shkon në kuotën e 130 golave, duke lënë pas ish-kolegun e tij Fernando Torres. Vendi i katërt dhe i tretë mbahen nga Hoze Garate dhe Pako Kampos, me nga 136 dhe 146 gola secili, shifra këto që Grizman mund t’i kapë brenda këtij sezoni.

Vendi i parë mbahet nga një legjendë spanjolle si Luis Aragones. Grizman i duhet të shënojë 42 gola për të rrëzuar nga “froni” i golashënuesve të ndjerin Aragones.

 

Golashënuesit më të mëdhenj në historinë e Atletikos së Madridit
Luis Aragones: 172
Adrián Eskudero: 169
Francisko ‘Pako’ Kampos: 146
Hoze Garate: 136
Antuan Grizman 130
Fernando Torres 129

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *