VIDEO | Goleadori dhe “boksieri” Asani, sulmuesi shpjegon gjithçka

Jasir Asani ishte protagonisti absolut në sfidën kundër Kamzës. Me golin e tij në minutën e 56’, sulmuesi i dha një fitore shumë të rëndësishme “Demave”. Përveç golit, Asani bëri edhe një ndeshje shumë të mirë, ku me driblimet dhe shpërthimet e tij ishte rrezik konstant për kundërshtarët.

Mbrojtësi i djathtë i Kamzës, Bonani pati një ditë shumë të vështirë përballë Asanit dhe duelet mes tyre ishin të shumta. Por, dueli më i përfolur ishte ai i sekondave të fundit të sfidës, që e kaloi aspektin sportiv. Të dy futbollistët shkëmbyen goditje me duar, por i shpëtuan kartonit të kuq.

Pas ndeshjes, Asani foli për mediat e pranishme në stadium, ku komentoi dhe për këtë ndeshje “boksi” me Bonanin. “Çfarë ndodhi me Bonanin? E kam shok, por normal, në fushë ndodhin dhe ato situata të tilla. Mbetemi shokë”,- u shpreh sulmuesi i “Demave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online