Jurgen Klop njihet si një ndër trajnerët me karakterin më të veçantë, i cili shpesh zë vendet e para në media për gjestet e tij. Pasditen e djeshme, ekipi i tij Liverpuli, luante në “Old Traford” përballë Mançester Junajtid, ndeshje që përfundoi në barazim 0-0.
Gjithsesi, ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte momenti i zëvendësimit të kapitenit Xhordan Henderson, i cili i la vendin Xherdan Shaqirit. Në momentin që u zëvendësua, mesfushori anglez, nuk i dha dorën trajnerit të tij, por u largua menjëherë drejt stolit.
Trajnerët e tjerë me shumë mundësi do ta linin dhe do ta diskutonin më vonë si çështje, por jo Jurgen Klop! Gjermani ka shkuar menjëherë të flasë me lojtarin e tij dhe i ka dhënë dorën, madje dhe duke e qortuar. Tjetër gjest i veçantë nga “i pazakonti” Jurgen Klop.
Great example of how much Jurgen Klopp cares about team culture. Club captain walks by him without shaking his hand when subbed
Easy thing to do-allow him sit down+fine him later.He confronts him straight away so that it isn’t seen as “acceptable”
Brillant by Klopp
?#culture pic.twitter.com/70DAcum0rV— J.J.Claffey ? P.R.I.D.E Psychology ? (@JamesJClaffey) February 24, 2019