VIDEO | Para një dekade, kur Zhuninjo “masakronte” Barcelonën

Braziliani Zhuninjo ka qenë një ndër lojtarët më të mirë që ka veshur fanellën e francezëve të Lionit. Mesfushori shquhej për goditjet e tij të dënimit, të cilat i ekzekutonte në mënyrë të përkryer.

Shpeshherë, nuk kishte rëndësi distanca apo këndi ku ishte topi: Zhuninjo vetëm gjente rrjetën! Sot dhjetë vite më parë, braziliani i shënoi një nga golat më të bukur në historinë e Ligës së Kampionëve Barcelonës, duke shtangur portierin Valdes.

Nga një kënd i pamundur, Zhuninjo gjuan fort me të djathtën, top që përfundon në shtyllën e dytë dhe në trekëndëshin e portës. Faqja zyrtare e UEFA-s është rikthyer pas në kohë dhe ka publikuar videon e këtij goli, që është i paharrueshëm si për mesfushorin brazilian, ashtu edhe për tifozët e Lionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online