VIDEO | Gjermania “zbavitet” me Rusinë, Runi e mbyll njëherë e mirë me Anglinë

Gjermania e ka pasur shumë të lehtë të mund Rusinë në miqësoren e zhvilluar sot në stadiumin e Lajpcigut “Red Bull Arena”. Tri gola, të gjithë të shënuar brenda 45-minutëshit të parë mjaftuan për të vulosur takimin e sotëm.

Sane, Gnabri dhe Niklas Syle ishin ata që vendosën emrin e tyre në listën e shënuesve dhe i kujtuan Rusisë se kanë ende shumë punë për të bërë për ngushtuar hendekun që kanë me kombëtaret elitare, pavarësisht paraqitjes së kënaqshme në Botëror.

Një tjetër miqësore që u luajt sot ishte ajo midis Anglisë dhe Amerikës në “Wembley”, dhe që përfundoi me fitoren 3 – 0 të vendasve. Një takim krejt i veçantë, pasi ishte dhe ndeshja e fundit me “Tre Luanët” për Uejn Runin, i cili u fut në fushë në minutën e 58-të dhe çuditi të pranishmit me lojën e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online