Spanja është shpallur fituese e Europianit U21. Skuadra iberike mundi në finale 2 – 1 Gjermaninë. Ky është trofeu i pestë për spanjollët të cilët barazojnë Italinë për numrin më të lartë të rekordeve.
Spanjollët e fillojnë në mënyrë të shkëlqyer teksa një goditje e fortë e Fabian Ruiz u jep avantazhin në minutën e katërt. Me kalimin e minutave Gjermania i afrohet golit të barazimit, por pa sukses. Në momentin më të mirë të gjermanëve, Spanja godet sërish. Portieri Nybel nuk grushton siç duhet një goditje të Ruiz dhe Olmo fare pranë portës e ka të lehtë të bëjë golin e dytë.
Amiri ngushton rezultatin në minutën e 88-të, por ishte tepër vonë, pala spanjolle ia doli të mbante rezultatin e paprekur në ato pak minuta që kishin mbetur.
Spanjë 2 – 1 Gjermani
Shënues: Fabian Ruiz 4’, Olmo 69’ / Amiri 88’