VIDEO | “Gjejeni kush ka ardhur”, Juventusi intrigon tifozët!

Xhanluixhi Bufon është një legjendë dhe ka bërë një zgjedhje zemre, duke u kthyer te Juventusi. Pas një viti te PSG, portieri italian pati shumë oferta dhe zgjodhi të kthehet të bardhezinjtë për të dhënë kontributin e tij, qoftë edhe vetëm në dhomat e zhveshjes.

Ka qenë trajneri Marcelo Sarri ai që ua ka kërkuar drejtuesve një lëvizje të tillë dhe tashmë Bufon ndodhet në Torino. Ai është paraqitur në J Medical, aty ku do të kryejë testet mjekësore dhe më pas do të vijë firma dhe zyrtarizimi.

Sigurisht që nuk mungojnë edhe tifozët, të cilët kanë dalë për ta pritur portierin legjendar të Juventusit dhe Italisë. Foto dhe autografe të shumta, ndërkohë që shumëkush shpreson që në fund të sezonit të ardhshëm ta shohin duke ngritur Ligën e Kampioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online