Zguro shkëlqen në USL, votohet si mbrojtësi më i mirë

Vangjel Zguro u largua nga Kukësi në muajin janar dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku po aktivizohet rregullisht me Chattanooga Red Wolves SC në USL. Mbrojtësi pogradecar ka bërë paraqitje të mira dhe është përfshirë së fundmi në katër mbrojtësit më të mirë në pjesën e parë të kampionatit.

Faqja zyrtare e USL ka organizuar edhe një votim dhe në fund Zguro ka qenë ai që ka marrë më shumë vota. Pogradecari, përmes rrjeteve sociale, sigurisht që nuk ka harruar të falënderojë edhe shqiptarët që e kanë mbështetur.

Shifrat e Zguros janë mjaft të mirë, teksa për në faqen e USL shkruhet: “Zguro është vetëm 1 asist larg më të mirit të kampionatit, me 4 asiste, dhe ka pasur paraqitje solide në përgjithësi me topin në këmbë, me kompletim pasimesh 75%, me 45 pasime mesatarisht dhe 13 pasime kyçe. Ka pasur numrin më të lartë në ekip për ndërhyrje në rrëshqitje për fitimin e topit (19) dhe është i nënti mes mbrojtësve, me 68 rikuperime topi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online