VIDEO | Gafa e vitit, trajneri i ri i Seltës falënderon rivalët gabimisht

Selta Vigo zyrtarizoi shkarkimin e trajnerit të saj pas humbjes ndaj Realit të Madridit në fundjavë. Ditën e sotme drejtuesit e klubit spanjoll prezantuan trajnerin e ri, i cili është Migel Kardozo. Portugezi, së fundmi ishte në krye të francezëve të Nantës, por nuk pati rezultatet e duhura dhe u largua.

Në prezantimin e sotëm, tekniku portugez ka bërë një gafë të pafalshme, teksa ka dashur të falenderoj Seltën për mundësinë e dhënë, gabimisht ka falënderuar Deportivo La Korunjën. Portugezi citoi se falënderonte Real Klub Deportivon, kur ndërkohë duhej të thoshte, Real Klub Seltën.

Pavarësisht se Kardozo e kuptoi gabimin e bërë, tashmë ishte tepër vonë. Një gjest që vuri mjaft në siklet dhe presidentin e klubit të Seltës, i cili ishte krah trajnerit të ri, që me sa duket e nisi me “këmbën e mbarë” aventurën e tij të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online