VIDEO | Gabim trashanik i arbitrit, reagim krejt i veçantë nga trajneri i Kardifit

Kardif Siti ishte shumë pranë marrjes së tri pikëve në përballjen e zhvilluar ditën e djeshme ndaj Çelsit, por një gabim trashanik i arbitrit anësor i dha londinezëve mundësinë për të barazuar rezultatin në minutën e 84-të, ndërsa pak minuta më vonë u shënua goli që “vulosi” përmbysjen e londinezëve.

Goli i Azpilikueta, dukshem ne pozicion te parregullt

Trajneri i skuadrës uellsiane, Neil Uarnok, kreu një reagim epik në përfundim të ndeshjes, duka shkuar pranë trupës së arbitrave dhe duke u ngulur sytë përreth një minutë.

Në intervistën pas përfundimit të ndeshjes, trajneri 70-vjeçar tha: “E kam shumë të vështirë të përtyp këtë humbje. Jam shumë krenar për lojtarët e mi. E papranueshme kjo që na bënë gjyqtarët, përse nuk përdoret sistemi VAR. Kemi punuar tre javë dhe gjithçka shkoi dëm për shkak të vendimeve të gjyqtarëve. Është pozicioni jashtë loje më i qartë që kam parë ndonjëherë”.

Në këtë lloj niveli nuk mund të bëhen gabime të tilla. Kam mbetur pa falë, lojtarëve të mi u duket sikur dikush u ka gjuajtur me grusht fytyrës. Është diçka kriminale, unë dhe skuadra ime nuk e meritojmë  këtë”.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *