Një vit pa futboll, futbollisti kroat lirohet nga Kukësi

Filip Zhderiç ka zgjidhur kontratën me klubin e Kukësit dhe tanimë do të luajë në Kroaci me Zadarin. Gjithçka ka marrë formë zyrtare dhe mbrojtësi i djathtë edhe ka debutuar me klubin e tij. Ai shprehet i kënaqur që tanimë ka rinisur të luajë futboll.

“Jam i kënaqur që më në fund gjithçka u zgjidh dhe jam i lumtur që kam mundësi të luaj me fanellën e Zadar. Mezi pres të ndihmoj shokët e skuadrës në fushë”, tha mes të tjerash mbrojtësi i djathtë, i cili vlerëson punën e bërë gjatë përgatitje dhe shpreson që të vazhdohet me ecurinë pozitive.

Zhderiç te Kukësi u transferua në janarin e vitit 2018 dhe ishte kërkesë e trajnerit Peter Pakult. Mbrojtësi i djathtë me Kukësin u aktivizua në 16 ndeshje (15 titullar) në Superiore dhe arriti të shënonte edhe një gol në fitoren 1-3 kundër Vllaznisë në Shkodër. Ai takim madje ishte edhe i pari në kampionatin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online