Çelsi është rikthyer te fitorja, duke mundur Uotfordin në transfertë me rezultatin 2 – 1. Hazardi, si zakonisht ishte protagonisti i këtij takimi me dy golat që i japin tre pikë skuadrës londineze.
Belgu hapi takimin me golin në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa Uotfordi u kundërpërgjigj me një goditje fantastike të argjentinasit Pereira. Hazard më pas riktheu avantazhin për të tijtë me një goditje nga pika e bardhë.
Tani ekipi i drejtuar nga Mauricio Sarri e shikon veten përsëri në zonën Champions, pasi rivalët e Arsenalit u ndalën në një barazim 1 – 1 ndaj Brajtonit.