VIDEO | Festoi si i çmendur, federata angleze nuk tregon mëshirë ndaj Klop

Goli i Divok Origit në sekondat e fundit të ndeshjes me Evertonin, bëri që trajneri i “të kuqve”, Jyrgen Klop të dilte krejtësisht nga vetja. Tekniku gjerman filloi të vraponte në fushë e të festonte së bashku me portierin brazilian Alison.

Video bëri xhiron e botës dhe me siguri do të mbahet mend për vite me radhë. Trajneri i Evertonit, Marko Silva, nuk u ndje i fyer nga festimi i Klop, duke thënë se nëse skuadra e tij do të shënonte golin në të njëjtën situatë, nuk do ishte çudi sikur ai të kishte bërë të njëjtin festim.

Por, federata angleze nuk ka pranuar të bëjë një përjashtim, duke e dënuar trajnerin e Liverpulit për thyerje të kodit të sjelljes, çka do të thotë se Klop do të gjobitet për veprimin e bërë.

Nuk është hera e parë që Klop bën një festim të tillë, pasi gjermani ka dhuruar “show” edhe kur ishte trajneri i Maincit, më shumë se një dekadë më parë. Ish-klubi i 51-vjeçarit e ka përshendetur atë me një video të festimit special.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *