Florian Marku ka arritur suksesin e dytë radhazi në karrierën e tij të sapo nisur si boksier profesionist. Në mbrëmjen e së shtunës në duelin e zhvilluar në “York Hall” Londër, Marku u vë përballë boksierit sllovak Ivan Godor.
Kundërshtari duroi vetëm dy raunde në ring me Markun. Në raundin e parë boksieri sllovak u rrëzua dy herë në tokë , por ia doli të mbijetonte deri në raundin e dytë, ku bëri të njëjtën gjë çka detyroi gjyqtarin për t’i dhënë fund duelit duke i akorduar Markut një fitore me nokaut teknik.
After dropping Godor twice in round one & twice in round 2 the ref waves it off 1:01 of round 2. Marku is the winner #projectfear pic.twitter.com/7r2sfPmUjR
— Goodwin Boxing (@Goodwin_Boxing) March 23, 2019
Për t’u vlerësuar në këtë mbrëmje ishte dhe interesi i madh i treguar nga komuniteti shqiptar në Angli, që krijoi një atmosferë fantastike në mbështetje të boksierit, i cili që prej bokson në divizonin e peshës “welterweight” (deri në 66.6 kg). Ky ishte dueli i dytë i Markut si boksier profesionsit, pas ati të zhvilluar në maujin dhjetor, ku mundi me nokaut teknik që në raundin e parë serbin Nikola Janiçieviç.
https://www.instagram.com/p/BvXqFlHAoXF/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=12m9kppgyt32n
Në përfundim të duelit, Marku falendori të pranishmit për mbështetjen dhe bëri të ditur se dueli i tij i radhës do të zhvillohet më datë 27 prill.