Interi nuk e ka nisur siç pritej 2019-ën, sepse është ndalur te barazimi 0-0 në San Siro nga Sasuolo. Për herë të parë në sfidat mes këtyre dy ekipeve në Serinë A regjistrohet një barazim, përveçse asnjë gol.
Shumë tifozë zikaltër besonin se skuadra e zemrës do të hakmerrej për humbjen në ndeshjen hapëse të këtij sezoni, por rezultoi krejt e kundërta. Në këtë 90-minutësh munguan tifozët e përhershëm (stadium i mbyllur pas koreve raciste ndaj mbrojtësit të Napolit Kulibali), por të paktën në vend të tyre ishin 10-11 mijë fëmijë, të cilët krijuan një atmosferë të bukur, edhe pse me siguri prisnin një rezultat ndryshe.
Locatelli shoots wide pic.twitter.com/XsAtaOurgF
— Para (@Paracelsus) January 19, 2019
Handanovic, not the best way to handle that shot I’d say pic.twitter.com/QxVufFyRMw
— Para (@Paracelsus) January 19, 2019
Pjesa e parë foli më shumë për vizitorët, që iu afruan golit me anë të Lokatelit dhe Boateng, ndërsa i vetmi rast i rrezikshëm i Interit u krijua nga Vesino, që vuri në provë portierin Konsilji. Në fillim të pjesës së dytë Boateng pati një rast të shkëlqyer, por Handanoviç i mohoi sërish golin. I shkëlqyer portieri slloven, ndër më të mirët në fushë.
Good chance for Sassuolo but Samir is up to it pic.twitter.com/3brtj4ShfY
— Para (@Paracelsus) January 19, 2019
Interi filloi të bëhej më i rrezikshëm me kalimin e minutave. Politano pati një rast të shkëlqyer, por portieri Konsliji bëri sërish heroin me një pritje fantastike. Në minutat e fundit të lojës Lautaro Martinez pati një tjetër rast të rrezikshëm, por përsëri u bë pengesë “gardiani” i Sasuolos.